SHPËRNDAJE

Në një zhvillim revolucionar, një kompani Taiwanese pretendon të ketë filluar me zhvillimin e një telefoni celular transparent i cili thotë se do të jetë në treg deri në fund të vitit.
Kompania, Polytron Technologies, tashmë ka filluar të bëjë marketing me një pajisje transparente me prekje. Prototipi përdor teknologjinë e saj nga xhami i ndryshueshëm.

Ky është një xham i përçueshëm Organic light-emitting diode (OLED) që përdor kristale të molekulave likuide për të shfaqur imazhet, ka raportuar Daily Mail.

Pajisja ende përmban disa pjesë që nuk janë transparente, duke përfshirë kartën SD dhe atë SIM. Mikrofoni, kamera, dhe bateria gjithashtu janë të dukshme, dhe me vonë kur pajisja të përgatitet për prodhim do të jenë të fshehura më një mbulesë xhami të errët (shih videon me poshtë).

Kompania, do të zhvillojë bateri të vogël litium që do të jetë shumë më pak e dukshme. Kur të përfundoj, kjo pajisje do të ketë ekran të dyfishtë (Switchable Glass) me prekje nga para dhe prapa.
Krejt kjo mbetet të shihet nëse transparenca e smartphone-ve, në vetvete do të tërheqë blerësit apo jo në të ardhmen. |ameble|

[youtube id=”tkhWXspmiYE” width=”600″ height=”350″] [divider top=”0″]

SHPËRNDAJE