SHPËRNDAJE

Shumë keq që të gjithë telefonat e thyer apo prishur nuk shiten për këtë shumë parash. Ylli i pop muzikës, Rihanna, javën e kaluar në Los Angelos ka marrë pjesë në një nga lojërat NBA Playoff në mes të ekipeve Clippers dhe Thunder, ku një person ulur afër saj ka tentuar nëse do mund të bënte një selfie me të. Rihanna në ketë rast e ka hedhur telefonin e tij me forcë ku i është thyer ekrani.

Telefoni Rihanna i thyer 1

Personi i ulur pranë Rihanna-s, telefoni i të cilit ishte thyer ishte Shefi i Komisariatit të Policisë në Los Angelos, Steve Soboroff. Ky zyrtar ka zgjedhur të bëj më të mirën nga ajo situatë duke e lutur Rihanna-n të nënshkruaj në kapakun e pasmë të smartphone-it që mos të kaloj në procedurat ligjore. Dhe siç rezultoi, Rihanna ishte shumë e zgjuar në ketë rast dhe e nënshkroi. Soboroff pastaj bëri atë që dikush nuk do ta kishte bërë. Ai e nxori smartphone-in në ankand për shitje në eBay.

Telefoni punon, por e ka ekranin e thyer. Ai tani ka arritur çmimin 66.500 $. Soboroff nuk do të mbajë këtë shumë të parave për vete. Ai do t’i dhuroi të gjithë shumën për programin e kadetëve në LAPD, madje këtu edhe Rihanna i ka shtuar edhe një shumë shtesë prej 25.000 $ nga paratë e saj. Pra, në thelb ky rast ishte një gjest i mirë nga të dy palët. /ameble

SHPËRNDAJE