Edhe pse është spekuluar shumë për një kohe të gjatë rreth asaj se çfarë specifika do të ketë, a do të promovohet për treg së shpejti, a do të jetë ky emri i vërtet që telefoni i ardhshëm i Motorola do të mbajë? Ndodhi qe ky i fundit ose me qëllim apo aksidentalisht u zbulua.
Siç po duket dikujt në Motorola po i ngutet shumë që telefoni Atrix HD të prezantohet me publikun.
Dy ditë më parë, në ueb faqen e Motorola ndodhi që për pak minuta të shfaqet dhe me pas të zhduket një rubrikë e veçante për Motorola Atrix HD përmbajtja e të cilës zbuloi specifikat teknike të këtij telefoni të mençur dhe mundësinë për ta “para porositur”.
Nga ajo që disa persona kanë kapur thuhet që këto janë specifikat e telefonit Motorola Atrix HD: Telefoni do të ketë një procesor dy-bërthamor prej 1.5GHz, RAM memorie 1 GB, hapësire të integruar 8GB, kamerë të pasme 8- megapiksel dhe kamere të përparme 1.3-megapiksel, do të ketë të instaluar sistemin operativ të Android 4.0 “Ice Cream Sandwich”, dhe me një ekran prej 4.5 inç të definicionit të lartë HD i cili është i bërë me “Corning Gorilla Glass”.
Megjithatë çmimi dhe data se kur do të filloj të shitet ky telefon nuk janë parë të jenë bërë publike dhe ajo çfarë na mbetet neve është që të presim në ditët e ardhshme për më shumë detaje nga Motorola. |cnet| [divider top=”0″]