SHPËRNDAJE

Duke lënë problemet me eksplodimet e Note 7, Samsung po vazhdon të sjellë smartphone të rinj me dizajn unik dhe me karakteristika unike.

Samsung Galaxy S8 e vazhdon këtë traditë. Sikur disa nga paraardhësit e tij S8 e mposht iPhone-in, kur bëhet fjalë për dizajnin dhe për disa gjëra që gjithsesi duhet të i ketë si mbushja wireless. S8 është një pajisje shumë e bukur.

Bazuar në eksperiencën e një ekipi të BusinessInsider edhe S8 i ka të metat e veta sikurse edhe telefonat e tjerë Galaxy. Softueri është i mbushur me aplikacione të krijuara nga Samsung, që e bëjnë ndërfaqen e përdoruesit të mbushur, në krahasim me Versionin Stock të android-id që është fantastik, dhe tani Samsung ka shtuar asistentin e vet të quajtur BixBy, përveç Google Assistant që vjen në secilin smartphone.

Samsung premton që me Bixby ju do të mund të kontrolloni çdo gjë në telefon nëpërmes komandave të zërit, por bazuar në atë që BusinessInsider ka vërejtur gjatë përdorimit një javor të S8 Bixby nuk është se premton shumë. Bixby i është përgjigjur disa komandave por kur është komanduar që të përcjellë një video nga smartphone-i në TV ai nuk e ka bërë këtë.

Sidoqoftë Samsung thotë se është duke punuar në Bixby dhe do të jetë i gatshëm plotësisht me 21 Prill, kur edhe fillon shitja e Samsung Galaxy S8.

Samsung ka disa vite që qëndron para Apple, sa i përket dizajnit dhe harduerit të smartphone-ve, megjithatë bazuar në thashethemet që dëgjojmë çdo ditë kjo mund të ndryshoj, ngase Apple në iphone 8 do të përdorë ekrane OLED dhe ndoshta edhe nuk do të ketë butonin Home sikurse edhe Samsung Galaxy S8.

Apple duket që po i afrohet më shumë specifikave të Samsung Galaxy S8 që do të thotë që S8 do të ketë një rival të madh në garë. /ameble

SHPËRNDAJE