Me siguri që secili prej nesh duam që në këtë kohë krize financiare globale të shfrytëzojmë çdo mundësi që shërbimet të cilat i kemi nevojë të përditshme ti realizojmë në mënyrën më të lirë të mundshme, por pse jo edhe falas.
Kompania Facebook kohëve të fundit ka lansuar përditësimin për aplikacionin e tyre për iOS në versionin 5.5, në të cilin është përfshirë opsioni “free call”.
Ky aplikacion konsiderohet të jetë i ngjashëm me aplikacionin Messanger ngase ofron mundësinë e thirrjeve falas me përsonat që kanë të instaluar iOS aplikacionin e Facebook në iPhone.
Ky aplikacion funksionin vetëm kur iPhone-i juaj është i lidhur me Wifi, 3G/LTE.
Deri në momentin që eshët publikuar ky artikull, opsioni “Free Call” i aplikacionit Facebook për iOS funksionin vetëm në iPhone, por jo në iPad, Ueb faqe, në pajisjet Android apo Windows Phone.
Siç mund të shihet edhe në videon më poshtë për të realizuar një thirrje është mjaft e thjeshtë:
- Hapeni aplikacionin Facebook dhe shikoni listën e kontakteve që keni.
- Fillojeni bisedën me një kontakt, dhe me pas klikoni në “i”.
- Nëse përsoni i zgjedhur nga lista e kontakteve është duke përdorur aplikacionin Messanger apo aplikacionin më të ri Facebook, butoni “Free Call” do të duket i hijezuar.
- Klikoni mbi këtë buton për të realizuar thirrjen.
Nëse thirrja juaj nuk arrinë të realizohet, atëherë sigurohuni që keni bërë përditësimin e fundit të aplikacionit Facebook në iPhone-in tuaj. |ameble|