SHPËRNDAJE

Tesla tashmë është më e madhe se Ford, kompania amerikane që prodhon vetura elektrike por jo vetëm, të Hënën në bursa e ka tejkaluar Ford-in, kompaninë tjetër amerikane që prodhon vetura.

Çmimi i një aksioni të Tesla-s të Hënën ka shkuar në 292$ dhe kështu vlera e Tesla-s ka shkuar në 47.777 miliardë $, që e tejkalon Ford-in (44,70 miliardë $). Kjo lëvizje ndodh edhe për shkak të shitjeve të ulëta të Ford-it në muajin Mars.

Shitjet e Tesla-s vazhdimisht po rriten në modelet e tyre model S dhe model X ndërsa model 3 ishte porositur nga më shumë se 200 mijë njerëz në më pakë se 3 javë kur ai ishte prezantuar vitin e kaluar, ndërsa tesla pritet të fillojë dërgimit e tyre tek pronarët këtë vit.\ameble.com

Tesla vs Ford
SHPËRNDAJE