Huawei Ascend P7 ka vetëm 6 muaj që ka dal në treg, por disa burime në Kinë po tregojnë se pasardhësi i Ascend P7 mund të prezantohet në Janar 2015, në CES 2015. Pajisja mesa duket ka nisur të testohet që në këto muaj.
Ashtu si dhe P7, dhe Ascend P8 synon të konkurojë me smartphonet më të mirë të kohës. Thashethemet e para tregojnë se Ascend P8 do të ketë një ekran 5.2 inç 1080p dhe xham të ngjashëm me atë të Note 4.
Huawei gjithashtu ka vendosur të ndjekë trendin e materialeve me të cilat ndërtohet paraqitja e jashtme e smartphone-ve sot. Ascend P8 mund të ketë trup prej metali dhe qeramike. Nga pamjet e ofruara, shikojmë se kemi të bëjmë me një skaner për shenjat e gishtave në pjesën e pasme të pajisjes.
Por të gjitha këto thashetheme vihen në dyshim kur thuhet se Ascend P8 do të ketë një procesor 16nm FinFET Huawei të prodhuara nga TSMC. Megjithatë, prodhimi i këtyre procesorëve do të fillojë në gjysmën e dytë të 2015.
Në përfundim, këto thashetheme tregojnë se ndryshimi më i madh mes P8 dhe P7 do të jetë kualiteti i ndërtimit dhe dizajnit. /ameble