Nëse dëshironi te përjetoni një imazh lëvizës te kualitetit te larte dhe ju duhet një lojë tërheqëse atëherë pritni vetëm edhe pak dite, sepse duket se dëshira e imagjinuar po plotësohet nga kompania Gameloft. Ky zhvillues i softuerëve ka njoftuar sot se do të behet lansimi i një lojë zyrtare për filmin qe tani u be i shumëprituri i verës “Amazing Spider-Man”. Pak dite para premierës se filmit qe pritet te ndodhe me 3 Korrik 2012, pritet qe te dal ne treg edhe loja me po ketë emër. Kjo loje do te jete Full(E tera) HD dhe do ti mundësoj lojtareve qe te lëvizin me “Spider-Man” neper qytet, te mbroj qytetaret dhe te zbuloj fuqi te reja. Pas bashkëpunimit te suksesshëm me Sony ne zhvillimin e lojërave kompjuterike, Gameloft tani është duke bashkëpunuar ngushtë edhe me Marvel që ky aplikacion te jetë i suksesshëm. Kjo loje pritet qe fillimisht te jete kompatibile me sistemin: IOS ne pajisjet Iphone&Ipad dhe Te gjitha pajisjet qe kane te instaluar sistemin operativ Android. |theamazingspiderman.com|[divider top=”0″]