BlackBerry ka njoftuar së ish kryeshefi ekzekutiv dhe njëri ndër themeluesit e BlackBerry-it, Mike Lazaridis do të largohet nga kompania nga 1 Maji.
Jemi mirënjohës për z. Lazaridis dhe kontributin e tij në BlackBerry gjatë tri dekadave të fundit, tha Barbara Stymiest, Kryetare e Bordit të Drejtorëve të kompanisë. “Mike ka shpikur BlackBerry-n 30 vjet më parë dhe është i njohur si një nga inovatorët më të mëdhenj në Kanada. Ai gjithashtu ka luajtur një rol të rëndësishëm për 15 muajt e fundit duke ndihmuar me tranzicionin udhëheqës dhe fillimin e suksesshëm të BlackBerry 10.”
Kurse Lazaradis në anën tjetër ka thënë së “me nisjen e BlackBerry 10, besoj se kam përmbushur angazhimin tim për Bordin, Thorsten dhe ekipi i tij kanë bërë një punë të shkëlqyer dhe besoj së jam duke e lënë kompaninë në duar të sigurta. Prapë se prapë unë mbetem një tifoz i madh i BlackBerry-it dhe natyrisht që e uroj kompaninë dhe personelin e saj më të gjitha t’mirat.” |ameble|