Tommy Hilfiger është një markë e njohur për sa i përket rrobave, por kësaj radhe ata po përpiqen të bëjnë bashkë modën dhe teknologjinë. Kompania kohët e fundit është bashkuar me prodhuesin e paneleve solare Pvilion dhe kanë lansuar një xhaketë. Xhaketa është e prodhuar për të dy gjinitë, një model për meshkuj dhe një për femra. Xhaketat vijnë me panele solare të instaluara përbrenda, ku përdoruesve u mundësohet të mbushin pajisjet mobile të tyre më bateri.
Nga pjesa e përparme (foto lart) xhaketa duket krejt normale dhe me dizajn sport. Megjithatë sapo të shikoni mbrapa (shih foton më poshtë), panelet solare dallohen shumë mirë.
Brenda kësaj xhaketë është e futur një bateri e cila është e lidhur me panelet solare dhe kur mbushet plotësisht, ajo u mundëson përdoruesve ta mbushin pajisjen e tyre shembull. 1.500mAh deri në katër herë. Megjithatë, ata nuk e kanë përmendur se sa kohë do të marrë të mbushet bateria përbrenda xhaketës nëpërmes paneleve!
Xhaketa duke filluar nga madhësitë e vogla për femijë kushton nga 599$ dhe gjithashtu duhet theksuar se për momentin janë modele të limituara, kështu që nëse dëshironi të keni një të tillë mund ta porosisni nëpërmjet ueb-faqes së Tommy Hilfiger-it. /ameble