Vdekja e ikonës se muzikës pop, shfaqja e një reperi me stil të ri nga Korea e Jugut dhe stuhia vdekjeprurëse që ishte në SHBA, ishin më me shumë interesim gjatë vitit 2012.
Raporti vjetor nga Google Zeitgeist është lëshuar të mërkurën dhe tregon se “Whitney Houston”, “Style Gangnam” dhe “Uragani Sandy” ishin tri fjalitë kërkuese më të popullarizuara në Google Search për vitin 2012, duke vazhduar kështu me “iPad 3”, “Kate Middleton”, “Olimpiada 2012” etj. Si e vetme pajisje elektronike në Top 10 kërkimet e përgjithshme ishte iPad i ri, e që padyshim edhe kryesonte listën e Google-it si zgjedhje të konsumit në vitin 2012.
Pajisje tjera nga teknologjia të kërkuara në Google Search ishin Samsung Galaxy S 3, iPad Mini, tableti Google Nexus 7, dhe Samsung Galaxy Note 2. |ameble| [divider top=”0″]