Tani që kemi hyrë ne muajin e fundit te vitit 2012, ka ardhur koha për listat interesante të fund-vitit që na japin të gjitha llojet e statistikave për 12 muaj. Një nga ato lista vjen nga Yahoo, duke treguar kështu top 10 termet (fjalitë) me të kërkuara nëpërmes makinës se tyre të kërkimit.
Vetëm një është që ka hyrë në top 10 listën e përgjithshme e që i përket fushës së teknologjisë , dhe ai është iPhone 5. iPhone i fundit nga Apple ka arritur të sigurojë vendin e dytë në listën e me të kërkuarve, duke u renditur kështu pas fjalisë zgjedhjet amerikane 2012 (2012 US election), mirëpo është me lartë së Kim Kardashian, e cila ishte numri tre në listë. iPhone 5 gjithashtu renditet më lart se Kate Upton, Kate Middleton, Olimpics, Lindsay Lohan e kështu me radhë.
Jo keq për një smartphone që është në dispozicion vetëm nga shtatori. Natyrisht, kjo arritje është bërë si pasojë e të gjitha thashethemeve që janë bërë para së Apple të lansoi zyrtarisht smartphone-in e fundit që ka qenë pak me vonesë krahasuar paralajmërimeve. |ameble| [divider top=”0″]