Tani që jemi në fund të vitit është koha për tu kthyer mbrapa dhe për të parë se çfarë kemi pasur ketë vit nga teknologjia mobile. Smartphone-t Android kanë bërë një rrugë të gjatë, gjatë këtij viti. Për të gjitha modelet e smartphone-ve që kemi parë, është koha t’i prezantojmë Top 5 smartphone-t Android më të mirë, që aktualisht janë në dispozicion.
Këta janë më të mirët. Shumica e smartphone-ve Android që janë lansuar këtë vit janë të mëdhenj (në formën e phablet-it), por ne kemi zgjedhur Top 5-shën, duke krahasuar të gjitha karakteristikat nga procesori e deri të madhësia e ekranit. Kjo radhitje është bërë në mënyrë të veçantë dhe të kujdesshme, çdo smartphone këtu është fitues dhe posedon vendin e parë, mirëpo janë të vogla dallimet në mes tyre.
Sidoqoftë, kjo çfarë kemi paraqitur në videon e më sipërme sadopak do të jetë një ndihmë nëse keni ndërmend të bëni dhuratë për festat e fundvitit. /ameble