SHPËRNDAJE

Me siguri e keni kuptuar se e gjithë teknologjia që përdorim sot është e ndryshueshëm. E gjeni një pajisje krejt të re, mirëpo një muaj më vonë ka dalë krejtësisht diçka tjetër dhe dikush mund ta përqesh atë që ke blerë me herët, gjithashtu parat që ke dhënë për të.

Shpesh na ndodh qe të dëgjojmë pyetjen se çfarë laptopi mund ta blej, apo cilin e preferoni?

Këtu kemi renditur disa prej tyre, qe ndoshta nuk mund të gjinden në tregun tonë, mirëpo nëse keni ndonjë mundësi ta porosisni nga shtetet e jashtme atëherë sadopak e dini se çfarë të kërkoni. Ky artikull tregon disa nga laptopët më të mirë për këta muajt e fundit, duke mos kursyer parat.

Toshiba Satellite L855-148
Toshiba Satellite L855-148

Toshiba Satellite L855-148 – i pajisur me procesorë Core i7, ky laptop ndoshta do ti plotësoj me shumë se sa nevojat tuaja për një kompjuter desktop, sepse përmban të gjitha që ju duhen, shpejtësinë dhe fuqinë. Nëse jeni një dashamir i lojërave, ky model patjetër se do të bëjë atë për ju, sepse vjen me chipset AMD Radeon HD 7670M. Karakteristikat tjera shtesë përfshijnë sistemin operativ Windows 8 (64-bit), 8GB RAM, diskun 750GB, dhe ekranin LCD të gjerë 15.6 inç.

Dell XPS 12
Dell XPS 12

Dell XPS 12një model i serisë së re të laptopve-tabletë hibrid, Dell XPS 12 shkëlqen nga larg në dallim prej atyre të rangut të njëjtë. Posedon procesorin 1.9 GHz Intel Core i7, 8GB RAM dhe diskun SSD 256GB, fuqia e tij përputhet me stilin qe ka. Nëse e shtyn pjesën e prapme të ekranit 12.5 inç ai rrotullohet ne anën tjetër për tu shndërruar ne një tabletë, kur gjendeni në rrugë ose në një takim. Është thjesht i përkryer për ata që duan fuqinë e procesimit të një laptopi, por gjithashtu fleksibil në formën e një tableti.

Lenovo Yoga 11
Lenovo Yoga 11

Lenovo Yoga 11është përditësuar nga Windows RT në Windows 8, që ka gëzuar shumë dashamiret e Lenovo-s. Nëse veç jeni duke kërkuar një laptop të madhësisë 11 inç, atëherë mund ta merrni ketë me një konfiguracion 8GB RAM, hard diskun SSD 256GB si dhe procesorin i7. Ky dallon nga modelet e mëparshme sa i përket dizajnit të jashtëm, posedon shkelqim.

HP Envy 17-3290NR
HP Envy 17-3290NR

HP Envy 17-3290NR – posedon ekranin HD 17.3 inç, procesorin 2.30GHz Core i7, 8GB RAM dhe sistemin operativ Windows 7. Në qoftë se kjo nuk është e mjaftueshme, ky është një nga laptopët e vetëm në treg më funksionin 3D që vjen me një palë syze HP 3D Active Shutter. |ameble|

SHPËRNDAJE