SHPËRNDAJE

Toshiba ka hapur App Studio – një fushatë në të cilën publiku mund të paraqes idetë për aplikacione të Windows 8, që më pas do të zhvillohen nga një ekip profesional.

Periudha për dërgimin e ideve nëpërmes Facebook-ut ka filluar këto ditë që do të vazhdojë deri me datën 2 Nëntor, këto ide do të vlerësohen nga një panel i zhvilluesve të aplikacioneve nga Toshiba dhe Microsoft.

Aplikacionet po bëhen kudo në të gjitha llojet e Teknologjisë, dhe mund të ndihmojnë njerëzit në mënyra të ndryshme, ato mbulojnë çdo gjë nga argëtimi deri te ato të nevojshmet për organizimin e ditës tuaj, ka thënë Tarek Boudour, menaxher i lartë për marketing në Toshiba me zyre në Britani të Madhe. Ideja prapa kësaj fushate është se çdokush mund të dal me ide të mahnitshme për aplikacione. Nuk është e rëndësishme të përfshihet pjesa teknike, zhvilluesit profesional do të jenë në dispozicion për të kuptuar dhe vlerësuar këto ide.

Nga kjo nismë, finalisti fiton një Laptop Toshiba me Windows 8. |ameble| [divider top=”0″]

SHPËRNDAJE