Toshiba ka njoftuar sot për versionin e ri të tabletit AT300SE. Ky tablet si pjesë e series AT300, posedon procesor Nvidia Tegra 3, 16 GB memorie të brendshme, ekrani 10,1-inç LCD me prekje 1280 x 800, 1 GB RAM, është vetëm 10,5 mm i trashë dhe peshon 625 gram duke e bërë atë shumë të hollë dhe të lehtë sikurse versioni i me hershem origjinal.  Toshiba siguron se ky tablet funksionon me bateri për 10 orë.

Sistemi operativ i tij është Android 4.1 Jelly Bean, dhe ka qasje të plotë në dyqanin online Google Play që gjithashtu përkrahë shume lloje të formateve të muzikës, videove, dhe fotove.

Tableti ka të integruar mikro-USB port dhe microSD card slot që mbështet deri në 64 GB memorie shtesë.
Karakteristika të tjera përfshijnë harduer të integruar Bluetooth 3.0, Wi-Fi, GPS, 3 megapixel kamera e pasme, dhe 1.2 ajo frontale. Tableti do të fillojë te shitet nga fundi i vitit për 370 €. |ameble|

[divider top=”0″]