Toshiba në fillim të këtij viti kishte filluar të hyj në treg edhe me sistemin operativ Chromebook, duke prezantuar kështu laptopin e tyre të parë në CES. Nga tani Toshiba Chromebook gjendet në dispozicion për shitje për vetëm 299 $ (214 €).

Pavarësisht kostos së ulët, Toshiba Chromebook vjen me ekranin më të madh që janë Chrome OS, duke ofruar kështu 13.3-inç me rezolucion 1366 x 768 pikselë. Në brendësi të tij është i pajisur me procesor Intel Celeron 2955U Haswell, 2GB RAM, 16GB diskun SSD dhe baterinë për të cilën kompania thotë së zgjatë deri në nëntë orë. Ky laptop gjithashtu vjen me dalje HDMI, WiFi, Bluetooth, lexues të kartelave SD dhe me Webcam të integruar.

Ketë pajisje mund ta porosisni nga dita e sotme nëpërmes Amazon-it për 279,99 $. /ameble