SHPËRNDAJE

Twitter në TurkiTwitter nuk është më “persona non grata” në Turqi, të paktën për momentin.

Një zyrtar nga zyra e Kryeministrit Taip Erdogan ka konfirmuar për Reuters të Enjten se bllokimi i Twitter-it është hequr. Kjo lëvizje ka ardhur për shkak se një gjyq kushtetues në Turqi e deklaroi bllokimin dy javor si një shkelje e lirisë së fjalës dhe të drejtave të njeriut.

Por kjo nuk do të thotë që Twitter është rikthyer si më parë. Disa qytetarë turq janë shprehur për Reuters se ata akoma nuk mund të vizitojnë Twitter-in. Kjo ndodh sepse zhbllokimi nuk ka mbaruar si process pasi autoritetet e telekomunikacionit në Turqi duhet të lajmërojnë të gjitha kompanitë e Internetit për të lejuar akses në këtë website.

Qeveria turke bllokoi Twitter-in për rreth 76 milionë shtetas në 20 Mars, si pasojë e kërcënimeve të Erdogan se ai do të bënte këtë veprim për shkak se përhapja e lajmit të skandalit të korrupsionit në qeveri do të vinte në siklet të gjithë qeverinë turke.

Një javë pas bllokimit të Twitter, u bllokua dhe YouTube. Qeveria u shpreh para medieve se ky veprim ndodhi pasi Google nuk mori parasysh kërkesat e qeverisë për të hequr videot që kishin në qendër kryeministrin Erdogan. /ameble

SHPËRNDAJE