SHPËRNDAJE

Twitter SearchVitin e kaluar Twitter ka bërë shumë ndryshime në platformën e saj sa i përket përmbajtjes vizuale. Sot ky shërbim posedon foto, video, formate Gif me shumicë. Tani kompania është duke u përpjekur të kuptoj se si t’i analizoj të gjitha këto përmbajtje me ndihmën e kompanisë Madbits, një startup i ri që Twitter e ka blerë në fillim të kësaj jave.

Madbits për ketë blerje ka njoftuar në ueb-faqen e saj, duke dhënë pak detaje se si kompania mund të përdorë teknologjinë e saj për të ndihmuar Twitter-in. Madbits është e përqendruar në analizimin e imazheve dhe përmbajtjes së tyre pa ndihmën e Tag-ave. Në Twitter, e njëjta teknologji mund të përdoret për të analizuar dhe kategorizuar imazhet e futura brenda saj. Nga kjo Twitter do ta ketë me lehtë kërkimin e imazheve të caktuara apo edhe ndonjë përmbajtje.

Asnjë shpjegim nuk është bërë ende nga Twitter, se si dhe për çfarë arsye do ta përdorë teknologjinë Madbits. /ameble

SHPËRNDAJE