Shumë përdorues të rrjetit social Twvitter kanë marrë një email të pazakontë nga Twitter duke shpjeguar se fjalëkalimet e tyre janë ndryshuar pas një shkelje të sigurisë të dyshuar. Tani kompania ka arsyetuar veprimet e tyre nëpërmjet një deklarate e paraqitur më poshtë;
“Ne jemi të angazhuar për të mbajtur Twitter një komunitet të sigurt dhe të hapur. Si pjesë e këtij përkushtimi, në raste kur ne besojmë se një llogari mund të ketë qenë e kompromentuar, ne bëjmë ndryshimin e fjalëkalimit të cilin më pastaj e dërgojmë në email të pronarit të llogarisë. Kjo është një pjesë rutinë e proceseve tona për të mbrojtur përdoruesit tanë.
Në këtë rast, pa dashje janë bërë edhe ndryshime të fjalëkalimeve të një numri të madh të llogarive, përtej atyre që besohet të ketë qenë kompromentuar. Ne kërkojmë ndjesë për çdo shqetësim apo konfuzion të shkaktuar nga veprimet tona”. |ameble| [divider top=”0″]