E gjithë reklama e Twitter-it tani po merr një kahje tjetër: rrjeti social është duke e bërë të mundshme blerjen e produkteve drejtpërdrejt, nëpërmjet shërbimit të tyre. Kompania të hënën ka thënë se me partnerët e saj është duke testuar një opsion të ri “Buy” (blej) që në fakt u mundëson përdoruesve të blejnë direkt ndonjë produkt të caktuar përmes një cicërime (tweet). Nëse, për shembull, një kompani reklamon një veshje apo diçka të tillë, ju do të keni mundësi ta blini atë aty për aty.

Twitter buy now

 

Twitter për sa i përket këtij opsioni ka qenë shumë e hapur dhe në komunikim me përdoruesit deri në një masë, dhe për momentin opsioni “Buy” është në dispozicion vetëm në një përqindje të vogël të përdoruesve të SHBA-ve. Rrjeti social thotë se kjo nismë është për të përfituar përdoruesit e Twitter-it!

“Përdoruesit do të kenë qasje në ofertat dhe mallin që nuk gjendet kudo, kurse shitësit do të kenë një mënyrë të re për të rritur pasurinë e tyre në shitje,” kanë thënë Twitter.

Partnerët momental përfshijnë Fancy, Gumroad, Musictoday dhe Stripe. Twitter ka thënë së është në marrëveshje edhe me partnerë tjerë. Partnerë tjerë që pritet t’i bashkohen kësaj mënyrë të shitblerjes janë edhe The Home Depot, Burberry, Pharrell etj.

Metoda e re për blerje, siç mendohet është super e lehtë dhe kërkon vetëm disa klika. E tëra është, që të shkruani adresën dhe bëni pagesën./ameble