Maxis dhe EA sot publikuan lojën “The Sims 4” e cila tani më është në zhvillim e sipër dhe do të lansohet për PC dhe Mac ne 2014.
“The Sims 4” manifeston zemrën dhe shpirtin e vetë Sims-ave, duke u dhënë mundësi lojtarëve në një kyçje më të thellë duke shprehur madhështinë dhe surprizat që janë pjesë e kësaj loje edhe në gjendjen “single-player offline”.
“The Sims 4” inkurajon lojtarët që të personalizojnë “botën” e tyre me vegla të reja dhe intuitative duke i ofruar mundësinë lojtarëve që lehtësisht të shpërndajnë kreativitetin e tyre me miqtë dhe fansat.
Qe nga lansimi i parë i lojës “The Sims 4” ky produksion lojrash ka tërhequr shumë lojtare dhe ka përmjesuar kualitetin inovativ të saj. Sipas statistikave të “The Sims Studio” ata kanë shitur hiq më pak se 150 milion kopje të lojës deri më tani.
Maxis dhe EA këtë herë u kane dhënë lojtarëve dhe fansave ekskluzivitetin për ta bere lojën sa më atraktive duke u dhënë atyre mundësinë që të jenë pjesë e zhvillimit të lojës gjersa ajo është në ndërtim e sipër. Këtë, ata do ta bëjnë duke komunikuar drejtpërdrejt me skuadrën e zhvilluesve softuerik që po merren me “The Sims 4”. |ameble|