SHPËRNDAJE

Kompania Canoncial e cila merret me zhvillimin e sistemeve operative të  hapura siç është Ubuntu ka paralajmëruar se do të futet në botën e sistemeve operative për teknologjinë mobile dhe atë të korporatave.

Në lajmet dhe videon e publikuar të kompanisë Canoncial zbulohen fakte se sistemi operativ Ubuntu tashmë është i gatshëm për tu instaluar në smartphone-t tanë

Ky sistem operativ patjetër që është i veçantë në krahasim me iOS, Android apo Windows Phone, madje këtë dallim mund ta vërejmë edhe në videon për Windows Phone Ubuntu.

Është me rendësi të cekim faktin se Ubuntu si Sistem Operativ i bazuar në Linux është pothuajse  më i përdoruri në botë, gjë qe na bën të kuptojmë se shumë shpejt Ubuntu mund të arrijë majat e përdorimit duke u bërë kështu konkurrent serioz i Google, Apple, Microsoft, e të tjerë.

Në videon më poshtë mund të shikoni përmbledhjen e plotë për Ubuntu Phone OS.

[youtube id=”cpWHJDLsqTU” width=”600″ height=”350″]

|ameble| [divider top=”0″]

SHPËRNDAJE