Canonical ka njoftuar se imazhet dhe burimi i kodit të hapur (open source code) për versionet e smartphone-ve me Ubuntu do të jetë ne dispozicion nga 21 data Shkurt. Ata gjithashtu kanë thënë së mjetet dhe instruksionet e nevojshme për të kaluar përdoruesit në ketë platformë, do të publikohen në po të njëjtën datë.
Softueri Ubuntu funksionon në Galaxy Nexus dhe Nexus 4, dhe është projektuar për entuziastët dhe zhvilluesit, kanë thënë Canonical. Në fund të fundit, kompania është e interesuar që zhvilluesve tu japë mundësin të njohin për se afërmi sistemin operativ dhe të fillojnë me zhvillimin e aplikacioneve.
Canonical kanë publikuar edhe App Design Guides për të mundësuar zhvilluesve që të fillojnë dhe të krijojnë aplikacione për serinë e plotë të platformës Ubuntu.
Për me shumë nga data e lartpërmendur çdo gjë do të publikohet në ketë uebfaqe. |ameble| [divider top=”0″]