SHPËRNDAJE

Intel CEOKompania Intel gjatë kësaj javë ka njoftuar se shefin operativ Brian Krzanich e kanë zgjedhur si Drejtor të Përgjithshëm të kompanisë. Ai po merr pozitën e udhëheqësit të kompanisë më të madhe në botë për prodhimin e çipave, në një kohë kur shitjet e kompjuterëve kanë rënë ndërsa po rriten ato të smartphone-ve dhe tablet-ve.

Krzanich do të zëvendësojë Paul Otellinin nga data 16 Maj, në takimin vjetor të kompanisë.

52 vjeçari Krzanich filloi në kompaninë Intel në vitin 1982 si inxhinier dhe në Janar 2012 ai u emërua Shef Operativ i Kompanisë Intel.

Ne anën tjetër Otellini kishte njoftuar për vendimin e dorëheqjes se tij në muajin Nëntor, ai po i jap fund një karriere prej afro 40 vjetësh me Intel-in, duke përfshirë periudhën e fundit prej 8 vjetëve si Drejtor i Përgjithshëm. Ai u bashkua me kompaninë në Santa Clara të Kalifornisë, menjëherë pas diplomimit nga Universiteti i Kalifornisë në Berkeley dhe ka punuar më kompaninë deri kur kishte ndërruar udhëheqësin e asaj kohe Craig Barret në Maj 2005.

Si kandidatë tjerë të brëndshëm për postin e Drejtorit të Përgjithshëm ishin Renee James, Udhëheqës i Biznesit në Softuer dhe Stacy Smith, Zyrtari Kryesor Financiar. |ameble|

SHPËRNDAJE