Category Archives

8 Articles
Rikthehet Galaxy Note 7! Përditësuar

Rikthehet Galaxy Note 7! Përditësuar

Ka kohë që është raportuar se Samsung do të risjell Samsung Galaxy Note 7 në treg, si smartphone të rinovuar.

Në fillim Samsung e kishte mohuar një mundësi të tillë, por më vonë ata e konfirmuan këtë dhe tani janë shfaqur pamjet e para të Galaxy Note 7 të rinovuar në Vietnam.

Pa dyshim, smartphoni duket krejtësisht i njëjtë në pamjen e jashtme, me një numër të modelit SM-N935. Ashtu si edhe kishin parashikuar thashethëmet, ai vjen me një bateri pak më të vogël prej 3,200 mAh në vend të 3,500 mAh sa kishte origjinali. Ai vjen me Android 7.0  me firmware dhe kernel të punuar në Shkurt të 2017.

Nga fotot duket që ato janë bërë dje me 07 prill 2017. Risjellja e pashmangshme në treg e Galaxy Note 7 tashmë po troket në derë, edhe pse sipas burimeve ky smartphone nuk do të jetë në treg në SHBA, Kanadë dhe Indi, dhe ende nuk ka informata për çmimin. 

Nga perspektiva financiare, kjo ka shumë kuptim për Samsung që të provoj të rishes miliona njësi të Galaxy Note 7 të tërhequra nga tregu. Është e kuptueshme që ata kanë bërë testime ekstreme sigurie para se të i risjellin në treg, por përsëri për shumë kjo duket e pasigurt. Nëse vetëm një nga këto njësi merr flakë, ashtu siç mund të ndoshë me smartphonat, zyrtarët e  Samsung do të kenë një kokëdhimbje të madhe, përsëri.

A mendoni se ja vlen për të rrezikuar? A do të blenit një Note 7 të rinovuar? /ameble.com

Samsung vendos të rikthen Note 7 Përsëri.

Samsung vendos të rikthen Note 7 Përsëri.

Samsung sjell përsëri në treg Note 7 por me kapacitet më të vogël të baterisë që me siguri tani është e sigurt.

 

Fillimisht gjiganti I teknologjisë Samsung tha se nuk do të shes Sammsung Galacy Note 7 me bateri të reduktuar. Pastaj pati një ndryshim dhe vendosi të fut në treg këtë lloj të smartphoneve. 

Tani ne do të shohim se çka është raportuar në një set të fotove të marrura nag selia e Samsung në Vietnam. Ky smartphone do të jetë I njejti vetëm me bateri të reduktuar në 3200 mAh.

Ne nuk kemi informata të mëtutjeshme për qmimet ose për cilat shtete  do të jetë ky telefon. Por është e ditu se Samsung nuk do të shesë Note 7 në Amerikën Veriore si pasojë e raprtimeve të ndryshme kundër këtij smartphoni.

Read More

8 Hapa për të konfiguruar një Wireless Router

8 Hapa për të konfiguruar një Wireless Router

Shum prej nesh për të konfigurar paisjet Wireless tona kontaktojm IT, por ne mund ta bëjmë vet këtë gjë. Me konfigurim nënkuptojmë ndrrimin e emrit, fjalëkalimit dhe shumë gjëra tjera. Për të konfiguruar një Wireless Router duhet ndjekur disa hapa:

Videot zyrtare: https://ameble.gjirafa.com

Hapi 1– Duhet të fusim në rrymë wireless routerin Tonë.

Hapi 2– Të fusim kabllen LAN në vendin me ngjyrë të kuqe ose me mbishkrimin 0.

Hapi 3– Në Laptopin ose kompjuterin tonë të gjejmë Default Geateway duke hyrë në cmd pastaj ipconfig/all dhe gjejmë Default Geateway.

Hapi 4– Hapin Shfletuesin dhe shkruajmë Default Gateway.

Hapi 5– Ne rubrikën User shruajme admin dhe gjithashtu tek Password shkruajmë admin. Hapi 6- Tek name shruajmë emrin që dëshirojmë.

Hapi 7– Shkojmë tek Wireless Security dhe tek rubrika password shkruajmë Fjalëkalimin që dëshirojmë.

Hapi 8– Klikojmë Save Settings dhe ky ishte hapi I fundit.

Për më shumë shikoni videon./ameble

iPhone 8 – Risitë dhe çmimi

iPhone 8 – Risitë dhe çmimi

iPhone 8 po vjen, dhe risi po bjen

Kemi raportuar edhe më herët se Apple ka blerë 70 milionë panele ekranesh OLED nga Samsung, për versionin e ardhshëm të iPhone-it dhe tani kanë dalë në qarkullim informacione më të detajuara për këtë model.

Së pari pritet që ekrani të ketë madhësinë 5.8 inç. Butoni i mesem do të hiqet komplet për t’i lëshuar vend “hapësirës funksionale”, ngjashëm me atë që ndodhet në MacBook.

Pritet të jenë dy opsione: njëri me kapacitet 64GB dhe tjetri 256GB. Çmimi fillestar për versionin me 64GB pritet të jetë 790€ ndërsa versioni me 256GB do të kushtojë rreth 930€. I vetmi smartphone që mund të krahasohet me modelin e ardhshëm të iPhone 8 është Galaxy S8+ me 6GB RAM dhe 128GB memorie që në lansim kushtoi 960€. /ameble.com

Nuk ka më Google Map Maker

Nuk ka më Google Map Maker

Ashtu siç edhe është pritur, Google ka njoftuar se ka mbyllur Google Map Maker. Kompania thotë se do të vazhdoj të sjell Map Maker si opsion në Google Maps, por ky mjet ashtu siç e kemi njohur ne, nuk është më.

Google Map Maker, mjeti për të edituar hartat e Google-it po i mbyll dyert. Kompania e kishte paralajmëruar këtë në muajin Mars, sidoqoftë opsioni për të edituar hartat do të jetë i integruar në versionet e ardhshëm të Google Maps.

“Ky përditësim do të na mundësoj që të fokusohemi në sjelljen e eksperiencës më të mirë në editim dhe përmbajtje në Google Maps në të dyja versionet, desktop dhe mobil. Do të vazhdojmë të sjellim karakteristika të reja që të bëjmë të mundur që mund të i bëni të gjitha sikur që jeni mësuar në Map Maker, si editimi i rrugëve etj, duke filluar nga marsi 2017 e tutje”.

Lajmi thekson se duke filluar nga sot, çdo editim në Google Maps nuk do të jetë në dispozicion në Map Maker, si përpjekje për të shtuar shpejtësinë e publikimit të editimeve. Google Map Maker ishte lansuar në vitin 2008, si ide për të i mundësuar secilit të bëj editime dhe sugjerime të përmirësimeve në rrugë, vende dhe mundësi të tjera në Google Maps. /ameble.com

Procesori Samsung Exynos 5433 mund Qualcomm Snapdragon 805

Procesori Samsung Exynos 5433 mund Qualcomm Snapdragon 805

Në pamjen e më poshtme shfaqet procesori ende i pa lansuar, Exynos 5433, i cili pritet të vij bashkë me phabletin Samsung Galaxy Note 4. Ndërkohë që mund të tingëllojë diçka e pa pritur, por rezultatet Benchmark nga AnTuTu kanë zbuluar se ky çip procesori 8-bërthamor nga Samsung tejkalon përformancen e procesorit me të fundit nga Qualcomm, Snapdragon 805.

Galaxy Note 4 Exynos

Në teori, procesori i ardhshëm Exynos nga Samsung e lë shumë larg atë më të shpejtësi nga Qualcomm, Snapdragon 805. Ky i fundit, i cili nuk është edhe aq shumë i mirë, krahasuar me Snapdragon 801, që zakonisht e gjejmë në smartphone-at e sotshëm, është shumë i ngjashëm me çipin që është përdorur në smartphone-in e sapo lansuar në Korea, Samsung Galaxy S5 LTE-A.

Për phabletin Samsung Galaxy Note 4 thuhet se do të ketë gjithashtu edhe me procesor Qualcomm, gjë që është shumë normale për shumicën e smartphone-ve të Samsung-ut. Pra, kjo i bie që do të kemi dy pajisje me karakteristika të njëjta përveç procesorëve. /ameble

Galaxy Note 4 Exynos 2

Ja se si duket dhe si funksionon Windows Phone 8.1

Ja se si duket dhe si funksionon Windows Phone 8.1

Pasi që dje është zyrtarizuar sistemi i ri operativ nga Microsoft Windows Phone 8.1, tani më është shfaqur edhe video zyrtare në të cilën janë prezantuar risit, mundësit si dhe funksionet e reja që do të ofrohen në Windows Phone 8.1.

[youtube id=”cAu0YgPnuXM” width=”600″ height=”350″]

Përdoruesit e platformës Windows Phone tani më do të kuptojnë se çfarë mund të përfitojnë nga sistemi i ri nga Microsoft. /ameble

 

Samsung me syzet Galaxy Glass nga muaji Shtator

Samsung me syzet Galaxy Glass nga muaji Shtator

Si prodhues i smartphone-ve, TV-ve, frigoriferëve, furrave dhe madje edhe lavamanëve, Samsung nuk do të durohet pa e provuar edhe prodhimin e syzeve Smart.

Samsung-Gear-Glass2

Sipas një zyrtari të paidentifikuar të kompanisë, e cituar nga Korea TimesSamsung aktualisht ka në plan të bëhet konkurrent për pajisjen Google Glass me emrin paraprakisht të quajtur Galaxy Glass të cilët mund të bëjnë debutimin e një pajisje të tillë në ngjarjen tregtare IFA që mbahet në muajin Shtator në Berlin. 

Është përfolur se në ketë projekt kompania Samsung ka qenë duke punuar qysh nga muaji Maj i vitit të kaluar, menjëherë pas debutimit të Google Glass. Gjithashtu edhe kompani tjera thuhet se janë duke punuar në një pajisje të ngjashme, kohët e fundit kemi dëgjuar se edhe Microsoft është duke testuar një prototip të ngjashëm me Google Glass. /ameble