SHPËRNDAJE

Konektori USB i të ardhmes pothuajse është dizajnuar. Të martën u finalizua dizajni për USB-në e përdorshme nga të dy anët, pra USB Type-C, duke hapur rrugën e një gjenerate të re të lidhjeve edhe për rrymë, kësi lloj konektori ishte prezantuar edhe nga Apple në vitin 2012.

USB Type-C

Lajmi i madh është se do të bëhet më e lehtë mundësia e kyçjes për pajisje. Nuk do të ketë nevojë të kontrollohet se cila anë shkon lart apo poshtë nga USB-të.

Duhet të përmendet se kalimi nga opsioni i sotëm i USB-ve Type-B në Tybe-C nuk do të ndodhë brenda natës, edhe pse këto të fundit mund të dalin në treg në të ardhmen e afërt, por mund të shkoj disa vite deri sa pjesa tjetër e industrisë ta fus në funksion nëpër pajisje tjera.

Përveç mbushjes së smartphone apo tabletëve standard, USB-ja e re do të jetë në gjendje të mbush edhe laptopat më energji, që do të thotë që ju duhet vetëm një kabllo për të gjitha pajisjet që posedoni. Type-C gjithashtu premton shpejtësinë e transferimit nga 5Gbps në 10Gbps.

Siç e cekem edhe më lart kjo teknologji apo mundësi e re, do të marrë kohë deri sa të hy në treg të plotë siç e kemi sot versionin e kaluar. /ameble

SHPËRNDAJE