SHPËRNDAJE

Kjo nuk është hera e parë që Apple ka bërë një veprim të tillë dhe pa dyshim nuk do të jetë e fundit, por siç duket Apple tenton të mos lejojë që askush tjetër të prodhojë kabllo furnizuese të rrymës dhe të të dhënave. Kompania Apple tashme është duke prodhuar kabllot speciale me të cilat Iphone 5 apo pajisjet tjera te cilat bëhen “upgrade” në iOS 6 do të lidhet.  Siç e kemi cekur me larte kjo kompani ka ndërmarr një veprim të tillë edhe më pare, duke bllokuar mundësinë që përmes kabllove të tjera që nuk janë Apple “made” të mos lëshohen video etj..

Përparësia e kësaj kabllo është sepse vërtet është unike në krahasim me kabllot e smartphone-ve të tjerë sepse dallon në pjesën e konektorit hyrës që futet në iPhone5, si dhe është 80 përqind më e vogël se sa kabllo i deritanishëm 30- pinësh që përdorej në pajisjet Apple.

Por, e meta kryesore e këtij veprimi të Apple është se te gjithë kabllot e mëparshme dhe modulet e ndryshme me të cilat kemi furnizuar Iphone-t e gjeneratë së mëparshme bien në ujë,  dhe dobësia tjetër e  kësaj kabllo qëndron në atë se për ta lidh këtë konektor me konektorin 30-pinesh ju duhet të blini një adapter tjetër çmimi i të cilit sillet rreth 30 dollarë. Ndërsa vet kabllo USB-Lighting konenktor kushton 19 dollarë. Meqenëse kemi fjalën për këtë kabllo, ia vlen të përmenden dy gjëra relevante dhe të rëndësishme  për konsumatorët:

1.Janë raportuar shumë probleme në lidhje me këtë kabllo në ueb faqen e Iphone, “mbështetja për konsumatorët”, në shumicën e positmeve raportohet se në të dy anët e kësaj kabllo ka probleme me brishtësinë, si p.sh. USB po futet me veshtiresi ne kompjuter sepse duket se fabrikisht në mënyre të gabuar është bërë më e gjërë sesa është porti hyrës i USB, dhe në momentin e ckycjes fizike të kësaj të fundit po ndodh që e tërë kabllo të këputet nga koka e USB konektorit dhe e njëjta gjë po ndodh me anën tjetër të kabllos e cila futet në iPhone5

.

2.Gjëja e dyte e hidhur në lidhje me kabllon “Lightning Cable ” është se nëse ndodhë që  kablloja e cila ka ardhur me iPhone-in tuaj ndodh të prishet atëherë ju duhet  të paguani shtrenjte jo vetëm çmimin por edhe pritjen e gjatë sepse tani për tani, gati në të gjitha dyqanet në Internet thuhet se ky kabllo është “Out of Stock” pra ky inventar nuk gjendet në stoqe.

Në dritën e kësaj që po lexojmë kohëve të fundit në lidhje me problemet e shfaqura në Iphone5, a është edhe puna e kësaj kabllo një arsye shtesë për të cilën Shefi Ekzekutiv i Apple Tim Cook duhet të kërkoj falje.

|ameble| [divider top=”0″]

 

SHPËRNDAJE