Microsoft-i ka raportuar se përditësimi i Windows Phone 7.8 është kthyer në rrugën e duhur dhe është i gatshëm për të vazhduar më tutje. Përditësimet e bëra më herët kanë ndikuar në zbrazjen e shpejt të baterisë me ç’ rast kompania gjigante ka ndërprerë përditësimin e pajisjeve. Sipas Microsoft-it, problemi tani më është zgjidhur dhe përditësimi është përsëri në dispozicion.
Me këtë prononcim Microsoft po ashtu njoftoi se mbështetja për Windows Phone 7.8 dhe Windows Phone 8 përfundon vitin e ardhshëm, ku mbështetja për Windows Phone 8 është vendosur të përfundojë më 8 korrik 2014, ndërsa për Windows 7.8 do të përfundojë më 9 shtator 2014. |ameble| [divider top=”0″]