Apple vs SamsungPas shumë diskutime, juria ka arritur verdiktin në gjykimin e fundit Apple vs Samsung.

Të dy kompanitë kishin kërkesa në këtë aktgjykim, Apple kërkonte 2.2 miliardë $ në shkelje të ligjit, kurse Samsung kërkonte 6 milionë $.

Verdikti është lexuar nga juria dhe deri më tani është gjetur së kompania Samsung ka shkelur të paktën një patentë. Në mënyrë të veçantë patenta 647 e cila përfshinë detektorë të të dhënave dhe kjo patentë është gjetur në gjitha pajisjet e Samsung-ut. Në anën tjetër patenta 959 e cila përfshinë kërkimin universal dhe 414 që përfshin sinkronizimin nga ballina ishte rasti i një lajmi të mirë për Samsung-ut sepse asnjë nga pajisjet e saja nuk janë gjetur të kenë shkelur ligjin në këto patenta.

Megjithatë, në patentën 721 e cila përfshinë funksionin Slide to Unlock dhe 172 lidhur me Autocomplete Suggestions, juria disi është e përzier, duke vendosur se disa nga pajisjet Samsung kanë shkelë të drejtat e Apple-it, ndërsa disa jo.

Juria ka hedhur poshtë kërkesën prej 2.2 miliardë $ nga Apple dhe nga kjo është kërkuar për vetëm 119 milionë e 600 mijë $.

Megjithatë, jo çdo gjë ishte keq për Samsung-un gjatë këtij akti. Edhe Apple është gjetur se ka shkelur patentën 449 të Samsung-ut në lidhje me kamerën dhe organizimin e folder-ave që lidhet me shërbimin FaceTime në pajisjet Apple. Juria ka dënuar kompaninë me 158.400 $ .

Duke folur për portalin Re/Code pas aktgjykimit Apple ka thënë se “Ne jemi mirënjohës për jurinë dhe gjykatën në shërbimet e tyre. “Zëdhënësi i kompanisë vazhdoi duke shtuar se, “vendimi i sotëm mbron atë që kemi deklaruar se Samsung ka vjedhur idetë tona dhe ka kopjuar produktet tona. Ne luftojmë për të mbrojtur punën e madhe që shihet në produktet tona të iPhone-it, ku punonjësit tonë humbin kohë dhe mendje për hartimin e këtyre ideve.”

Sido që të jetë ka pak gjasa që ky do të jetë fundi i kësaj çështje, sepse të dyja palët do të apelojnë në vendimet e marra nga juria. /ameble