SHPËRNDAJE

Verizon signVerizon ka njoftuar se ka arritur marrëveshje për blerjen e kompanisë AOL për 4.4 miliard $. Transaksioni, pritet të përfundojë këtë verë.

Krye-shefi i Verizon-it, McAdam e përshkruan AOL-in si një “pionier digjital”, që mund t’i kap videot LTE pa tela (LTE wireless) dhe OTT (over-the-top). Kjo mundësi gjithashtu përkrah platformën Verizon IoT (Internet of Things) për konsumatorët dhe biznese.

Përveç AOL-it, marrëveshja përfshinë edhe një numër të markave të njohura dhe të rëndësishme, duke përfshirë edhe Huffington Post të cilën më shumë se katër vjet më parë AOL e kishte blerë për 315 milionë dollar, pastaj ka edhe markat Engadget, TechCrunch, dhe Makers.

Tim Armstrong, kryeshefi i AOL-it, do të vazhdojë të udhëheqë operacionet e kësaj kompanie, edhe pasi të bëhen degë e Verizon-it. /ameble

SHPËRNDAJE