Intel ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me Verizon Communications për shitjen e biznesit të tyre Intel Media Cloud TV. Intel Media ishte kryesisht përgjegjëse për krijimin e produkteve dhe shërbimeve televizive cloud dhe fillimisht ka qenë përgjegjës për zhvillimin e Set Top Box-eve. Verizon do t’i marrë pasuritë e kësaj kompanie për të forcuar shërbimet e produktit të saj FiOS , gjithashtu thuhet se do të integrojë atë edhe në Verizon Wireless.

Intel sign Verizon sign

“Platforma OnCue dhe komplet ekipi do të ndihmojë kompaninë Verizon të sjellë shërbimet me video të gjeneratës së ardhshme tek shikuesit të cilët gjithnjë presin për të parë përmbajtjen të tilla” ka thënë kryeshefi i kompanisë Lowell McAdam. Ne do të kemi mundësi t’a rrisim, zgjerojmë, përshpejtojmë dhe integrojmë shpërndarjen e produkteve dhe videove tona për t’i shërbyer më mirë audiencës në një rrjet të gjerë të pajisjeve.”

Sipas marrëveshjes, Verizon ka marr të drejtat e pronësisë të Intel Media në platformën TV OnCue Cloud, ka thënë Intel në anën tjetër dhe me ketë do të ofrojë vende pune për të gjithë 350 punonjësit sa ka kjo kompani. Grupi i punëtoreve do të mbetet dhe të funksionoj siç është tani, në zyrën ekzistuese në Santa Clara të Kalifornisë.

Kushtet e marrëveshjes ende nuk janë bërë publike, edhe pse gjithçka pritet të transferohet brenda tre muajve. /ameble