SHPËRNDAJE

Tani të gjithë e dimë se versioni i ardhshëm i platformës mobile Android do të quhet Android 5.0 Key Lime Pie, mirëpo atë që ne nuk e kemi ditur është se kur kjo platformë do të lansohet, edhe pse tani duket se kemi disa detaje në lidhje me datën e lansimit të versionit 5.0.

Sipas një raporti të fundit nga VR-Zone, Android 5.0 do të lansohet në Tetor, që mund të ndodh edhe lansimi smartphone-ve të ri Nexus 5 dhe Mototola X Phone.

Google Nexus dhe Motorola X Phone

Disa thashetheme tjera thonë se Android 5.0 Key Lime Pie, mund të jetë një ndryshim i madh për Android-in, është përfolur të jetë një platformë e optimizuar, që do të thotë se Android 5.0 do të funksionojë edhe në smartphone Android më të vjetër, dhe me sa duket do të jetë kompatibil me pajisjet të cilat kanë 512MB RAM e më lart.

Ky është lajm i madh për prodhuesit e smartphone-ve Android dhe gjithashtu për pronarët e pajisjeve të vjetra, sepse ata do të kenë mundësinë të instalojnë versionin e fundit të Android-it.

Natyrisht që krejt kjo për momentin është vetëm një thashetheme, dhe se ende asgjë nuk është konfirmuar nga Google. |ameble|