Harroni të gjitha ato që keni dëgjuar për Windows 9, i cili tanimë nuk do të jetë versioni i ardhshëm i sistemit operativ Microsoft Windows. Microsoft si duket ka vendosur që të kaloj një numër dhe të shkoj direkt më Windows 10. Pra sot në një ngjarje të organizuar nga Microsoft kemi kuptuar se nuk do të ketë Windows 9.
Windows 10 duket se do të jetë një sistem i vetëm operativ dhe se nuk do të bëj dallimin në mes smartphone-ve, tablet-ve, desktop-ve apo edhe laptopve. Sipas kesaj mund të themi se ky do të jetë një sistem operativ për të gjitha pajisjet.
Tani për tani, Microsoft ofron softuer specifik për platformat e tyre specifike, dhe si duket me ardhjen e Windows 10, ne do të kemi mundësinë të shohim sistemet si për Windows Phone, Windows RT, Windows, dhe Xbox në një kulm. Gjithashtu me ardhjen e Windows 10 ne do kemi një Windows Store të vetëm në dispozicion, ku do të posedoj Aplikacione apo Softuer që do përkrahë të gjitha platformat apo sistemet operative të tanishme.
Versioni i plotë i Windows 10 është thënë të lansohet gjatë vitit të ardhshëm. /ameble