Bluetooth ne Windows phoneVersioni i fundit i Bluetooth-t, versioni 4.0 është lansuar në vitin 2010 kurse tani Bluetooth SIG kanë njoftuar për versionin e ri Bluetooth 4.1 i cili pritet të sjellë një sërë veçorish të reja.

Për pajisjet me version Bluetooth 4.o versioni i ri 4.1 do të jetë ne dispozicion si një përditësim i softuerit i cili është ndërtuar që të sjellë lidhje më të mirë, përmirësimin e transferimit të të dhënave dhe lidhjeve LTE.

Karakteristikë tjetër e re në Bluetooth 4.1 përfshijnë aftësinë e një opsioni Bluetooth Smart i cili funksionon si Bluetooth Hub dhe lidhet me disa pajisje në të njëjtën kohë, gjithashtu sjellë mundësinë për të rregulluar një kanal të dedikuar për komunikim dhe që përkrah lidhjet me IP. Për më shumë detaje në lidhje me Bluetooth 4.1 mund të gjeni tek uebfaqja Bluetooth SIG. |ameble|