SHPËRNDAJE

Smartphone-i Oppo Find 5 që kohët e fundit është lansuar në Europë, si duket do të ketë një version të tij të vogël, Oppo Find 5 Mini, i cili vjen me ekran më të vogël 3.7 inç krahasuar me origjinalin i cili është 5 inç.

Oppo Find Mini

Oppo Find 5 Mini pritet të shfaqet me rezolucion 1280X720 pikselë, procesori Mediatek 1.2GHz, kurse ekrani i tij do të jetë LCD IPS.

Oppo Find 5 Mini është përfolur të vijë me çmim me pakicë ndërmjet 199 dhe 249 €, nuk ka detaje ende se kur do të fillojë shitja. Për karakteristika të plota mbetet të njoftohemi ditët në vijim. |ameble|

SHPËRNDAJE