Ne jetojmë në botën ku shumica e smartphonëve kushtojnë mes 200 deri 800$. Ka një zgjedhje të madhe të modeleve në mes të këtyre çmimeve, nga ZTE e Motorola e deri tek top markat si Samsung dhe iPhone i Apple. Por ka një botë përtej kësaj me smartphone të veçantë dhe shumë të shtrenjtë dhe luksoz, i fundit që i bashkohet kësaj bote është Vertu Constellation, smartphone i vitit 2017. Ai është smartphone pa shumë fantazi por edhe që ofron shërbime dhe strukturë “jashtëtokësore”. Constellation është diçka që sjellë kundërshtime, si shumë gjëra të botës së milionerëve.
Vertu ka qenë në këtv botë shumë gjatë, fillimisht e krijuar si divizion i Nokias, dhe janë shitur disa herë, kjo e fundit është shitja tek biznesmeni turk Hakan Uzan. Pra Vertu është një kompani e vogël që merret me paisjet e vogla elektronike, dhe e fundit është Constellation i vitit 2017, që i takon klasës së mesme të smartphonëve.
Klasa e mesme e smartphonëve tek Vertu nënkupton një çmim fillestar prej 6000$
Vërtetë shumë për një smartphone, edhe pse është i punuar me dorë dhe prodhuesi garanton siguri të lartë të të dhënave.
Disa karakteristika të tij janë:
- ekran AMOLED 5.5″ i mbrojtur me kristale safiri
- Kamera 12MP
- Android 6.0
- Procesor Snapdragon