SHPËRNDAJE

Kompania japoneze Ratuken, ka njoftuar për blerjen e Viber në vlerë prej 900 milion $.

Viber Desktop App

Platforma Viber është bërë tejet e popullarizuar dhe tani ka më shumë se 300 milion përdorues anë e mbanë botës.

Kryeshefi i kompanisë japoneze Rakuten, Hiroshi Mikitani, duke i lavdëruar shërbimet e ofruara nga Viber ka komentuar se është jashtëzakonisht i ngazëllyer për të mirëpritur Viber në familjen Rakuten. Përveç kësaj, Viber ka krijuar një rreth të madh të përdoruesve dhe ka një potencial për të konkurruar edhe si një platformë e lojërave, ka thënë shefi Hiroshi Mikitani. /ameble

SHPËRNDAJE