SHPËRNDAJE

Në përpjekje për të inkurajuar nxënësit të mësojnë programimin dhe të bëhën kodues, disa njërës të famshëm të botës së teknologjisë dhe jo-teknologjisë kanë postuar një video në emër të code.org, një organizatë jo-fitimprurëse që promovon këtë nismë.

Kjo video në Youtube përmban Bill Gates (Microsoft), Mark Zuckerberg (Facebook), Gabe (Valve Software), will.i.am (artist nga Black Eyed Peas), Jack Dorsey (Twitter), dhe Chris Bosh (ylli i NBA) etj. Video frymëzuese që u publikua në YouTube më 26 shkurt nga këta të famshëm, rrëfejnë se si kanë filluar me kodim nga një mënyrë fillestare dhe si ata arritën dhe ku janë sot me anë të kodimit.

Mirëpo si duket kjo video ka dhënë alarmin, sepse është shikuar me mbi 6 milion herë deri më tani dhe po shikohet vazhdimisht. Video, synimin kryesor përveç ne krejt botën e ka edhe tek shkollat amerikane nga të cilat 90% e kanë ndaluar mësimdhënien në programim apo kodime.

Njëjta gjë do të kishte qenë mirë të bëhet edhe në shkollat tona sepse me sa kemi njohuri, përveç universiteteve pak ose hiç nuk mësohet në shkollat e ulëta dhe kjo video duhet të jetë një shembull apo apel për të gjithë. |ameble|

Shikoni videon:

[youtube id=”nKIu9yen5nc” width=”600″ height=”350″]

Nëse video e mësipërme ishte interesante për ju, ndoshta ju intereson të shikoni edhe versionin më të gjatë.

[youtube id=”dU1xS07N-FA” width=”600″ height=”350″] [divider top=”0″]

SHPËRNDAJE