Dëshironi të bëheni pilot luftarak? Pa problem! Dëshironi të bëheni pirat? Pa problem këtë ju mundëson EVE Online që është një lojë e stilit MMORPG (massive multiplayer online role playing game) për PC, e startuar në vitin 2003. Pa humbur shumë kohë listojmë disa fakte që duhet të dini për lojën:
- Loja ka startuar në vitin 2003. Edhe pse është lojë 10 vjet e vjetër, grafika është përditësuar non-stop për të shfrytëzuar harduerin secilën herë e më të mirë.
- Sipas informatave nga CCP (kompania që ka programuar lojën), momentalisht janë 300 000 abonues.
- Pasi që loja luhet online, ju nevojitet lidhje interneti
- Loja mund të provohet me Trial account për 14 ditë pa pagesë nga ueb faqja e lojës (21 ditë nëse dikush ju referon, për info lexo https://secure.eveonline.com/Buddy/)
- Edhe nëse loja blehet, ajo duhet të paguhet për çdo muaj (me mundësi pagese me para të lojës)
- Për çmime edhe informata më të hollësishme, vizitoni ueb faqen e lojës www.eveonline.com
Më poshtë kemi përgatitur një video dhe rekomandojmë që ta shikoni në Full HD (1080p). Shikim të këndshëm.
Videot zyrtare: https://ameble.gjirafa.com