Teknologjia HD është futur edhe tek pajisjet Kindle Fire nga Amazon. Tableti i parë HD nga Amazon është emëruar me po të njëjtin emër HD, që natyrisht posedon ekran me rezolucion të lartë siç kanë edhe tabletët e tij rival me platformën Android që gjenden në treg.

Kindle Fire HD 7 inç që posedojmë ne dhe kemi bërë shpaketimin dhe videon praktike të tij, posedon ekranin me rezolucion 1280 x 800 dhe hyn në rang me tabletin Google Nexus 7. Kindle Fire HD është një tablet që u lansua vitin e kaluar në muajin Shtator, mirëpo kjo çfarë kemi bërë ju ofron një pamje me afër se si dhe çfarë posedon ky tablet në brendësi, bashkë me të kemi paraqitur edhe çantën e cila është e dizajnuar për ketë model si dhe foljen mbrojtëse të ekranit:

[youtube id=”h-9MJN-DaRM” width=”600″ height=”350″]

Karakteristikat e plota të tij i kemi paraqitur me poshtë si dhe mund ti gjeni tek moduli krahasime, gjithashtu mund të bëni krahasimin me modelet tani më të reja të kompanisë Amazon siç janë: Kindle Fire HD (2013), Kindle Fire HDX dhe Kindle Fire HDX 8.9 inç:

Data e prezantimit Shtator 2012
DIZAJNI
Sistemi Operativ Android (4.0)
Dimensionet 193 x 137 x 10.3 mm
Pesha 395 g
EKRANI
Madhësia (inç) 7.0
Rezolucioni (pikselë) 1280 x 800
Densiteti (ppi) 216
Teknologjia IPS LCD
Touchscreen (me prekje) Po, Multi-touch
Grafika PowerVR SGX540 @ 384 MHz
HARDUER
Lloji i procesorit TI OMAP 4460
Procesori 4-bërthamor, 1.2 GHz, ARM Cortex-A9
RAM 1 GB
Hapësira e brendshme 16 GB ose 32Gb
Mundësia për SD-kartë Jo
KAMERA
Kamera frontale 1.3 Megapikselë
Kamera e pasme Jo
Video Jo
LIDHJET
SIM Jo
HDMI Micro HDMI (D)
Bluetooth Po
Wi-Fi 802.11 b, g, n, n 5GHz
USB USB 2.0
Pozicionimi / Navigacioni Wi-Fi positioning / Jo
BATERIA
Kapaciteti 1530 mAh
Jeta e baterisë Deri në 11 orë