Sistemi i ri operativ për iPhone është përditësimi iOS 7 që duket të jetë më stabil që nga historia e softuerit iOS. Apple përveç që ka shtuar karakteristika të reja aty ka edhe funksione ekstra, ajo ka ndryshuar rrënjësisht pamjen e sistemit operativ gjashtë-vjeçar. Lirishtë mund të themi se Apple, suksesin me iOS e ka arritur për arsye të thjeshtësisë në pamje, i lehtë për sy si dhe për përdorim.

Versioni i ri: Dallimi më i dukshëm në iOS 7 është dizajni. Ikonat e aplikacioneve janë thelbësore ato tani duken si të vërteta në jetë reale. Janë shumë më moderne, të strukturuara ndryshe me një estetikë digjitale. Fonti gjithashtu është me i thjeshtë. Ndër tipare të reja gjithashtu përfshihet qendra e kontrollit (Control center), e cila u mundëson përdoruesve të hynë në parametrat e smartphone-it duke e shtyrë atë nga poshtë e lart ekranit, Air drop një mënyrë e shpejtë për të shpërndarë përmbajtje tek përdoruesit e iOS-it dhe opsioni multitasking.

Të gjitha këto dhe ndryshime tjera tek iOS 7 mund ti shihni në videon e përgatitur me poshtë:

[youtube id=”Qq5xLeFSOuM” width=”600″ height=”350″]