Pas një kohë të gjatë pritje më në fund në duar tona ka arritur smartphone-i Google Nexus 4, smartphone ky i vlerësuar nga ana jonë dhe i përfolur shumë nga portalet botërore.
[youtube id=”qnjSgjU37lk” width=”600″ height=”350″]
Specifikat e plota të këtij smartphone-i janë:
- Ekrani – 4.7 inç (diagonalja), më rezolucion 1280X768 (320 ppi)
- Procesori – 1.5GHz Qualcomm Snapdragon(TM) S4 Pro
- Masat – 133.9X68.7X9.1 mm
- Pesha – 139g
- Kamera – 8 MPix (pasme), 1.3 MPix (frontale)
- Memoria – 8GB ose 16GB hapësirë të brëndshme
- Lidhjet: Micro USB, Slim port HDMI
- WiFi – WiFi mbushës, WiFi 802.11b/g/n, NFC, Bluetooth
- Bateria – 2.100 mAh Lithium polymer
- Sistemi Operativ – Android 4.2 (Jelly Bean)
- Masat – 133.9X68.7X9.1 mm dhe pesha 139 gram.
Me pak fjalë, përshtypjet tona janë fenomenale, me kombinimin e elementeve më të mira të pajisjes LG Optimus G dhe softuerit nga Google Android 4.2 Jelly Bean, këto dy kompani kanë krijuar një smartphone gati perfekt. Vlerësimi ynë do të ishte me notën maksimale po të kishte edhe baterinë e zëvendësueshme si dhe sloten për kartelën micro-SD.
Në mënyrë tërheqëse, smartphone-i Nexus 4 pjesën e prapme e ka të mbuluar me qelq dhe skajet e tij lartë dhe poshtë janë në një formë të thyer qarku. Ky smartphone duket madhështor ku cilësia e materialeve dhe konstruktit janë dizajnuar në mënyren me të mirë të mundshme. Duke qenë 9.1mm i hollë dhe 131g në peshë, gjithashtu është shumë i rehatshëm për dorën.
Shumica e opsioneve të kontrollit nuk ndryshojnë nga smartphone-et tjerë, më gjerë mund ta shihni edhe në videon praktike, mirëpo në përgjithësi jemi të impresionuar me të, dhe kjo çfarë ne kemi bërë në video është vetëm hulumtimi i anës teknike, ndërsa nga ana e softuerit gjithashtu ka përmirësime të mëdha, pra për krejt këto shikoni hollësitë e paraqitura në video. |ameble|