HTC One që është prezantuar në muajin Shkurt të këtij viti, është një smartphone me platformën Android që synon të ndryshoj dinamikën e kompanisë tajvaneze HTC me pretendimin se janë ende të pathyeshëm dhe më kreativ se kurrë më parë.

Për ta bërë këtë, HTC ka bërë një përmirësim në katër fusha të mëdha duke përfshirë cilësinë e kamerës me një aparat të ri BSI me stabilizim optik të fotografisë dhe të teknologjisë UltraPixel, me një dizajn nga alumini i bërë në mënyrë të përkryer dhe tejet tërheqës, me ndërfaqen e përdoruesit HTC Sense të thjeshtuar, si dhe integrimi i spikerëve stereo nga teknologjia BeatsAudio.

Disa nga karakteristikat kryesore të HTC One janë ekrani i plotë me definicion të lartë 1080p, 4.7 inç Super LCD3 i mbrojtur nga Corning Gorilla Glass 2, procesori i fuqishëm 4-bërthamor Qualcomm Snapdragon 600 1.7 GHz Krait 300, 2 GB RAM si dhe ahpësira e brendshme për ruajtjen e të dhënave 32 ose  64 GB.

Për të parë se për çfarë pajisje bëhet fjalë, shikojeni videon e më poshtme ku kemi bërë videon praktike të tij. |ameble|

[youtube id=”BLxnaZOHyV4″ width=”600″ height=”350″]