Maxell si kompani gjithmonë ka qenë e para në pajisje të vogla Gadgets që janë të nevojshme, për të cilat shumë nga ne posedojmë diçka të tillë në shtëpitë tona. Vitin e kaluar, ata kanë lansuar disa modele për ri-mbushjen e baterive të pajisjet mobile (në mënyrë portative), të quajtur si seria Power Bank. Kjo seri vjen në tri madhësi, 1700mAh, 2800 mAh, dhe 5200mAH.

Power Bank 1700 mAh është projektuar për përdorues me pajisje të vetme që ofron mbushjen e baterisë së një iPhone-i deri në 70%. Më peshë vetëm 55g, ky model mund të futet në çdo xhep të pantallonave apo edhe në çantë dore.

Modeli i dytë 2800 mAh për të cilin edhe kemi bërë videon praktike (shih më poshtë) ofron më shumë energji, peshon 95g dhe mundëson mbushjen e baterisë së çfarëdo pajisje mobile që posedoni. Gjithashtu përmban dritën LED që ju tregon se sa posedon bateri në të.

[youtube id=”kJ2qKDvVGfI” width=”600″ height=”350″]

Kurse Maxell Power Bank 5200, posedon 2 porte USB për të mbushur dy pajisje në të njëjtën kohë, ofron dalje edhe me të fuqishme se modelet e sipërme dhe mund të shërbej edhe për ri-mbushjen e baterisë së një tableti.

Këto ri-mbushje për bateri, shumë lehtë mund t’i gjeni në të gjitha dyqanet MEGA në Prishtinë si dhe kontaktuar ne nëpërmes formës së kontaktit. /ameble