Kemi raportuar disa herë, si dhe kemi ndjekur ngjarjen drejtpërdrejt kur kompania Samsung kishte lansuar modelin e tyre të fundit të tabletit Samsung Galaxy Note 10.1, që tani ka arritur në duart tona.
Në brendësi të paketimit gjenden: tableti Galaxy Note 10.1 inç bashkë me lapsin SPen, udhëzuesi, mbushësi i baterisë, kufjet e zërit si dhe kablloja USB.
Shpaketimin e tij i kemi paraqitur në videon e më poshtme:
[youtube id=”cPHdjAsB8vs” width=”600″ height=”350″]
Ndërsa karakteristikat e pajisjes janë:
- Lansuar: Gusht 2012
- Sistemi Operativ: Android 4.0.3 (Ice Cream Sandwich), i përditësuar më 4.1 (Jelly Bean)
- Përmasat: 10.3 X 7.0 X 0.3 inç
- Pesha: 500 gram
- Ekrani: 10.1 inç, WXGA (1280 × 800) LCD
- Bateria: 7.000 mAh
- Procesori: 1.4GHz 4-bërthamorë
- RAM: 2GB
- Hapësira e brendshme: 12/32/64 GB (me mundësi rritje nëpërmes microSD deri 64 GB)
- Kamera: e pasme 5 megapikselë me video incizim 1080p, ajo frontale 1.9 megapikselë
- Rrjeti: Wi-Fi (kurse tani edhe 3G/HSPA+ ose LTE)
- Bluetooth: 4.0
- Ngjyrat: bardhë, zezë, metalike |ameble|