Javë më parë, vetëm në SHBA dhe Kanada Sony kishte lansuar gjeneratën e re të konsoles për lojëra PlayStation 4, e cila nga data e lansmit brenda 24 orëve kishte arritur të shes mbi 1 milion konsola.
Duke i falënderuar kompanisë MEGA Electronics nga Prishtina e cila si gjithnjë i sjell e para pajisjet më të reja, kemi arritur të bëjmë videon praktike të Sony PlayStation 4, duke e prezantuar dizajnin e konsoles, kontrollorin si dhe njëkohësisht kemi bërë edhe konfigurimi fillestar të konsoles. Pra, për dallim nga modelet e mëhershme, modeli i ri PS4 së pari duhet të konfigurohet nëpërmjet internetit duke e bërë përditësimin e softuerit. Të gjitha të lartë përmendura, janë të demonstruara në videon e më poshtme.
Siç edhe është paralajmëruar më herët, PlayStation 4 ka specifika mbresëlënëse si në vijim:
- Memoria e sistemit: 8 GB
- Video memoria: 2.2 GB
- Procesori: 4 x Dual-Core AMD64 “Bulldozer” (8 bërthama)
- Portat: 4 x USB 3.0, 2 x Ethernet
- Drive disku: Blu-Ray
- HDD: 160 GB
- Daljet e zërit: HDMI dhe Optical, 2.0, 5.1 dhe 7.1 kanale.
Për të gjithë të interesuarit për modelin e ri Sony PlayStation 4, kontaktoni MEGA Electronics nga Prishtina.|ameble|