Me një procesor të fuqishëm 4-bërthamor, tableti Toshiba AT300 ka gjithçka që ju nevojitet nga një pajisje e tillë. Toshiba AT300 është një tablet që sjellë në duart tuaja argëtim, shfletim në ueb, lojëra dhe shumë gjëra tjera. Ky tablet është i fuqishëm, i bukur në pamje, funksional dhe me stil.
Për të parë nga afër të gjitha këto dhe karakteristikat e tij, ne kemi bërë një video praktike që është paraqitur më poshtë: [youtube id=”y77GSboiue4″ width=”600″ height=”350″]
Specifika të plota të tabletit Toshiba AT300 janë:
- Sistemi Operativ – Android 4.0 Ice Cream Sandwich
- Ekrani – 10.1 inç (diagonalja), më rezolucion 1280 x 800 (149 ppi) i mbuluar me Corning Gorilla Glass
- Procesori – 1.3 GHz, 4-bërthamor NVIDIA Tegra 3
- Hapësira e brendshme e diskut – 16GB ose 32GB me mundësi të rritjes nëpërmjet kartelës SD deri në 64 GB
- Memoria – 1 GB
- Kamera – 5 Megapikselë e pasme, dhe ajo frontale 2 Megapikselë
- Masat – 260.6 x 178.9 x 8.95 mm
- Pesha – 590 g
- Lidhjet: Micro USB, Mico HDMI porta
- WiFi – 802.11 b, g, n
- Bateria – në stand by deri në 7 ditë ose 168 orë |ameble|