SHPËRNDAJE

Në bashkëpunim me NEPTUN-in, sot do të prezantojmë Frigoriferin Side by Side Modeli: RSA1ZTSL1 nga prodhuesi Samsung.
Videot zyrtare: https://ameble.gjirafa.com
Kapaciteti dhe Dimensionet

Frigoriferi Side by Side ka kapacitet neto 484 litra, ku 144 litra janë të rezervuar për ngrirje ndërsa pjesa e mbetur 340 litra për ftohje. Ky frigorifer është i lartë 178.9 cm, i gjerë 91.2 cm, i gjatë 73.4 cm dhe peshon 119 kg.

Karakteristikat dhe Funksionaliteti

Frigoriferi veçohet me një dizajn shumë tërheqës dhe përmban shumë  karakteristika dhe veti pozitive për të cilat prodhuesi me renome botërore Samsung, ka investuar shume deri te realizimi i këtij produkti, që ai të jetë sa më i përkryer.

  • Dera e majtë e frigoriferit përbëhet prej një paneli kontrollues nëpërmjet të cilit behet menaxhimi  i frigoriferit. Në panel janë të vendosur butonat të cilit janë të programuar për të kryer funksione të ndryshme.
  • Power Frreze Buton – Përshpejton kohën që duhet për të ngrirë produktet në ngrirës. Kjo mund të jetë e dobishme në qoftë se ju duhet të ngrini shpejt ushqime që prishen lehtë ose në raste kur temperatura e ngritësit është rritur së tepërmi (Per shembull, në qoftë se dera e frigoriferit është harruar e hapur)
  • Nëpërmjet Butonit Freezer apo butoni i ngritësit ju mund të vendoseni temperaturën e ngritësit, sipas dëshirës tuaj nga -14 deri në – 25 gradë celsius.
  • Butoni Ice Type – ju mundëson përzgjedhjen e  modelit të akullit i cili mund të jetë në formë të kubit ose në pjesë më të imëta, po ashtu nëpërmjet të tij bëhet ndezja ose fikja e opsionit të akullit.
  • Fridge butoni kontrollon temperaturën e frigoriferit ku ju mund të vendoseni temperaturën sipas dëshirës tuaj nga 1 deri në 7 gradë celsius.
  • Në qoftë se do të shkoni në pushim ose në ndonjë udhëtim zyrtarë dhe nuk keni nevojë për frigoriferin, atëherë shtypeni butonin Vacation.
  • Duke mbajtur për 3 sekonda butonin Child Lock ju do të parandaloni qasjen e fëmijëve tuaj në kontrollin e frigoriferit , ku njëfarë mënyre gjithë frigoriferi bllokohet,  butonat nuk do të jenë funksional, e as leva e ujit dhe akullit nuk do të punojnë.
  • Leva e parë ju mundëson përzgjedhjen e  modelit të akullit i cili mund të jetë në formë të kubit ose në pjesë më të imëta . Si funksionon kjo është shumë e thjeshtë, e vendoseni gotën poshtë depozitës së akullit dhe shtypni butësisht drejt levës, dhe akulli bjen në gotën tuaj.
  • Leva e dytë iu mundëson shërbimin me ujë të pijshëm. Pra, ky funksion tregon se frigoriferi mund të lidhet drejtpërsëdrejti në furnizues të ujit. Si funksionon kjo është njëjtë sikurse funksioni i levës së akullit. Vendoseni gotën poshtë depozitës së ujit dhe shtypni butësisht drejt levës, dhe gota do të mbushet me ujë.
  • Pa e hapur derën mund të nxjerrën pijet e ftohta nëpërmjet një ta quajmë dritare e cila është vendosur në derën e djathë dhe që realisht mund të shërben si një mini bar. Me këtë mundësi që ofrohet nga Frigoriferi Samsung  bëhet kursimi i energjisë se ftohjes.
  • Frigoriferi Samsung me dy ndarje është i projektuar në atë mënyrë për t’iu dhënë maksimum kursimit të hapësirës si dhe për ta mbajtur ushqimin e freskët sa ma gjatë.
  • Dera e majtë e brendshme përbehet prej mbajtësit të akullit si dhe ka 3 mbajtës të dyerve, ndërsa pjesa e majtë e brendshme e frigoriferit është e dedikuar për ngrirje dhe ka mbajtësin e prodhimit të akullit, 3 rafte nga xhami si dhe 3 sirtarë.
  • Pjesa e djathë e brendshme e frigoriferit është e dedikuar vetëm për ftohje, i ndarë në 3 pjesë nëpërmjet 3 rafteve. Po ashtu këtu janë të vendosur edhe 3 sirtar ku 2 të epërmit janë të dedikuar për perime dhe fruta, ndërsa ai i fundit e ka funksionin coolselect duo.
  • Përdorimi i coolselect duo ju mundëson të kontrolloni ushqimin tuaj dhe ndihmon për të ruajtur shijen dhe për të zgjatur freskinë e ushqimit  dhe ka 2 funksione, funksioni meat apo mishi dhe funksioni fruits/ fruta ose perime.

No Frost

Një gjë shumë e rëndësishme tek ky frigorifer që duhet të përmendet është NO FROST, pra ushqimi i ngrirë asnjëherë nuk bëhet me shtresa të akullit.

Shpenzimet e ulëta të energjisë elektrike

Ajo që më të vërtete duhet përmendur janë edhe shpenzimet e energjisë elektrike shumë të ulëta. Kjo pajisje harxhon diku  rreth 422kWh energji për një vit që do të thotë se për një muaj afërsisht harxhon 36 kWh.  |ameble|

Këtë pajisje mund ta gjeni në: Neptun