SHPËRNDAJE

Në bashkëpunim me NEPTUN-in, në vijim kemi bërë prezantimin e Lavatriçes EcoBubble, Modeli: WF80F5E0W2W nga prodhuesi Samsung.

[youtube id=”Jntm_Ohy6GY” width=”600″ height=”350″]

Çka është EcoBubble dhe si funksionon? 

Teknologjia EcoBubble e merr detergjentin dhe e dërgon tek gjeneratori i fluskave ku aty detergjenti shkrihet në ujë dhe injektohet ajri ku krijohen fluska që shndërrohen në shkumë. Shkuma e krijuar transferohet në kazanin me rroba dhe depërton në to, 40 herë ma shpejt se sa përzierja ujë/detergjent, dhe kjo mundëson edhe largimin e njollave në temperaturë të ulet, gjë që ju ofron 70% kursime në faturën tuaj të rrymës. Nga këto fakte edhe teknologjia quhet EcoBubble.

Dizajni 

Me dizajn elegant Crystal Gloss ju e nxjerrni në pah lavatriçen në shtëpinë tuaj me dizajnin që nuk duket e zakonshme si një kuti por pjesë përbërëse e shtëpisë tuaj. Lavatriçja përfshinë teknologjinë Samsung eColor ™ e cila i jap derës një transparencë të thellë dhe elegante dhe me hapjen e gjerë 145 shkall, ju lehtëson ngarkimin e lavatriçes me lehtësi. Dizajnin organik e plotëson dhe ekrani i gjerë që karakterizohet me tastierë të rrafshet (sheshtë) e cila është e ndjeshme në prekje.

Mirëmbajtja 

Mirëmbajtja e lavatriçes është shumë e lehtë posaçërisht me teknologjinë inovative nga Samsung Smart Check ku ju nuk keni nevojë të thirrni mjeshtrin, sepse lavatriçja do të ju tregoj se ku është problemi dhe se si duhet të rregullohet me ndihmën e aplikacionit që mund të lexoj kodet që paraqitet në ekranin LED dhe ju mundëson parandalimin e prishjeve më të mëdha. Aplikacionin mund ta shkarkoni nga PlayStore për Android dhe Appstore për iOS.

Gjenerale

Lavatriqja ka 12 programe, dhe ju vetëm duhet të dini se çka jeni duke vendosur në kazan dhe jemi të sigurtë se njeri nga programet do t’i përshtatet nevojës tuaj. Kazani i lavatriçes është me teknologji Diamant dhe me dizajn aerodinamik, dhe përveç që jep performancë të fortë në të njëjtën kohë i ruan dhe i lanë rrobat me një kujdes dhe butësi. Një nga veçoritë kryesore është edhe ngrohësi nga qeramika që ka një qëndrueshmëri të trefishet në krahasim me ngrohtësit të thjesht si dhe duke ju falenderuar teknologjisë për kontroll të voltazhit, puna e lavatriçes është e qetë me maksimum deri në 76 db.

Lista e plotë e specifikave 

  • Energjia klasa A + + +
  • Kapaciteti 7, 8 dhe 12 kg
  • Rrotullimet max. 1200
  • 12 programe
  • Mbrojtja nga nxehja e tepërt (mbingrohja)
  • Mbrojtja nga fëmijët (child lock)
  • Mbrojtja nga voltazha e lartë
  • Temperaturat e larjes 20°C, 30°C, 40°C, 60°C, 95°C
  • Filtër vet pastrues
  • Sistemi automatik për diagnoistifikim
  • Pesha 63 kg (modeli 7kg)  |ameble|

Këtë pajisje mund ta gjeni në: Neptun